Memli Krasniqi është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike të Kosovës për një mandat të ri, në Konventën e Përgjithshme të kësaj partie.
Pas konfirmimit të rezultatit, ka reaguar edhe babai i tij, profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shprehu krenarinë dhe emocionin si prind.
“Edibja dhe unë jemi prindër të lumtur dhe krenar me Memlin, djalin tonë të mbarë. Paç shëndet e suksese sot e mot”, shkroi ai.
Nga ana e tij, Memli Krasniqi u zotua se do të vazhdojë përpjekjet për të forcuar PDK-në dhe për ta rikthyer në vendin që, sipas tij, i takon në skenën politike të vendit.
“Do të bëj krejt çka di dhe mundem për ta çuar përpara partinë tonë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës,” deklaroi Krasniqi pas rizgjedhjes.
