Mbishkrime shoviniste në serbisht vendosen në Ambasadën e Kosovës në Berlin, nisin hetimet

Para 16 ditë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se në ambientet e jashtme të Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa me përmbajtje fyese dhe shoviniste në gjuhën serbe, me slogane nacionaliste si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”.

Ambasada ka njoftuar menjëherë autoritetet gjermane dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve. Ministria e dënoi ashpër aktin, duke e cilësuar si vandalizëm dhe gjuhë urrejtjeje në kundërshtim me normat ndërkombëtare për mbrojtjen e misioneve diplomatike, ndërsa theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.