San Francisco — Mira Murati, drejtoresha teknologjike e kompanisë OpenAI, e njohur botërisht si “shqiptarja që i dha botës ChatGPT”, është martuar këtë fundjavë në një ceremoni private në SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë familjes dhe kolegëve të saj, ndërsa fotot nga dasma kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale. Murati, me origjinë nga Vlora dhe një nga figurat më të fuqishme në fushën e inteligjencës artificiale, ruan një profil të ulët publik për jetën personale.
Martesa e saj është pritur me urime të shumta nga shqiptarët kudo në botë, që e konsiderojnë një krenari kombëtare për kontributin e saj në teknologjinë globale.
