Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë paralajmëruar për pasojat e rënda të një lufte tarifore midis BE-së dhe SHBA-së, pas sinjaleve për rritje të tarifave nga Donald Trump. Meloni e quajti përshkallëzimin tarifor “pothuajse pa sens” dhe theksoi se do të dëmtonte ekonominë evropiane dhe globale.
Macron e cilësoi qasjen amerikane si “brutale dhe e pabazuar”, duke paralajmëruar për kundërmasa, përfshirë pezullimin e investimeve amerikane në Francë. Të dy liderët kërkuan dialog të menjëhershëm me Uashingtonin për të shmangur një krizë tregtare që rrezikon ekonomitë në të dy anët e Atlantikut.
Çështja është përfshirë në axhendën e Këshillit Evropian.
