Një 68-vjeçare ka vdekur pasi u plagos në një incident në Majac të Podujevës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku A. Gashi dyshohet se vrau një 45-vjeçar, me të cilin ishte në lidhje. Gjatë përplasjes ndërhyri 68-vjeçarja, e cila mori plagë të rënda dhe më vonë ndërroi jetë. E dyshuara gjithashtu mbeti e plagosur.
