Një fëmijë 3-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermania, pasi dyshohet se kishte rënë në lumin Sieg në qytetin e Siegen.
Vogëlushi, Zef Krasniqi, kishte qenë duke zhvilluar një aktivitet me fëmijë të tjerë nën mbikëqyrje kur ndodhi ngjarja. Ai u gjet në ujë, u reanimua dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.
Sipas familjarëve, pas disa ditësh në gjendje kome, ai ka ndërruar jetë sot. Familja e tij është me prejardhje nga Nepolja e Pejës, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje për ceremoninë e varrimit.
