Krasniqi: Koha e Albin Kurtit ka marrë fund – s’do të jetë më kryeministër

Para 6 muaj

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se “koha e qeverisjes së Albin Kurtit ka marrë fund”.

Në një prononcim për media, Krasniqi tha se rezultati në Kuvend, me vetëm 56 vota për, dëshmon se Kurti nuk ka më mbështetje për të udhëhequr vendin.

“U vërtetua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit, e as prej atyre të ardhshme,” deklaroi ai.

Krasniqi theksoi se për PDK-në është e qartë se një kapitull i ri politik duhet të fillojë pas përfundimit të qeverisjes së Kurtit.