Krasniqi dha dorëheqjen, Bedri Hamza: Mirënjohje mikut tim për udhëheqjen e PDK-së

Para 5 muaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit të dorëhequr të partisë, Memli Krasniqi, për udhëheqjen, vendosmërinë dhe përkushtimin në periudhat më të vështira të PDK-së.

“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.
Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!
Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shkruar Bedri Hamza.