Kosova në fokus të OKB-së – Gërvalla merr pjesë në seancën e KS në Nju Jork

Para 6 muaj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Gërvalla pritet të raportojë për punën dhe arritjet e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke vënë theksin në:

  • përparimin në sundimin e ligjit,
  • performancën ekonomike,
  • si dhe fuqizimin institucional dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse.

Kjo seancë vjen në një periudhë me zhvillime të ndjeshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe pritet të ndiqet me vëmendje nga shumë vende anëtare të OKB-së.