Kërçeli mohon akuzat për fjalimin e Gecit: “Nuk kam lidhje, mbështes krerët e UÇK-së”

Para 18 ditë

Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar pasi emri i tij u përmend në deklaratat e Fatos Geci lidhur me një fjalim për Hashim Thaçi.

Kërçeli mohoi të ketë shkruar fjalimin, duke theksuar se vetë Geci ka pranuar autorësinë. Ai gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke bërë thirrje për lirimin dhe kthimin e tyre sa më parë pranë familjeve.