Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit- në Lipjan, Obiliq, Pejë dhe Klinë.
Lipjan/15.02.2025-00:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj m/k. I dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën ishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në arrati.”
Në Obiliq një burrë e një grua janë rrahur mes vete.
Ndërsa në Pejë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.
Pejë/ 15.02.2025-12:30. Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.”
Edhe në Klinë një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Klinë/ 15.02.2025-19:50. Viktima femërkosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
