Kardinali Robert Francis Prevost, Papa i ri, kritikoi ashpër administratën Trump për politikat e imigracionit

Para 10 muaj

Kardinali Robert Francis Prevost, i cili u zgjodh Papa i ri, ka pasur kritika të ashpra ndaj administratës Trump më pak se një muaj përpara emërimit të tij si udhëheqës shpirtëror i Katolicizmit. Ai shprehu shqetësim lidhur me politikat e imigracionit të Presidentit Donald Trump, sidomos për trajtimin e fëmijëve të emigrantëve, duke i cilësuar ato si “të pamoralshme dhe të turpshme.”

Në postimet e tij në mediat sociale, Prevost e quajti të papranueshme largimin e fëmijëve nga prindërit dhe mbajtjen e tyre në kushte të tilla që i krahasoi me “kafaze”. Ai gjithashtu kritikoi disa figura të administratës Trump, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, për deklaratat e bëra lidhur me vlerat krishtere.

“Jezusi nuk na kërkon të vlerësojmë dashurinë tonë për të tjerët,” tha ai, duke kundërshtuar qëndrimin e disa liderëve politikë në SHBA mbi vlerat humane dhe krishtere. Me këto qëndrime, Kardinali Prevost hodhi dritë mbi dallimet e tij me administratën Trump dhe theksoi nevojën për një trajtim më të ngrohtë dhe njerëzor të emigrantëve.