Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili sonte për emisionin “Prive Klan Kosova” ndër të tjera ka folur edhe për djalin saj.
Ajo tregoi se kujt i ka ngjarë ai, derisa në një moment u shpreh se dhemb t’i shohësh të metat e tua te fëmijë.
Adelina gjithashtu tregoi edhe se kush e llaston më shumë djalin, derisa tha se tashmë kanë filluar përlarjet mes tyre.
“O Zot sa dhemb me i pa të metat e tua në fëmijën tënd, e sheh çfarë poshterësie ke qenë, edhe je. Më ka thënë mami ka me tu kthy gjithçka edhe gjithçka po më kthehet”.
“I ka disa gjëra prej meje, me eksperimentu me flokë, me vathë, me veshje, me i prek limitet deri ku mund të shkojë, ka shumë gjëra prej Valit, ka prej krejtve ngapak, është njëfar kombinimi i mirë”.
“Krejt e lazdrojnë, edhe Vali, për tezet s’po flasim, deri në fund, gjëra të çmendura, jam e vetmja që mundohem ta ulë për toke”.
“Përlarjet më të mëdha i ka me mua, ka filluar të përlahet me mua”, u shpreh tutje Adelina Ismaili.
