Hysni Mehani krahason Sami Lushtakun me Milan Radoiçiqin

Para 1 muaj

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka reaguar pas grumbullimit të qytetarëve dhe vendosjes së traktorëve pranë stacionit policor ku po intervistohej Sami Lushtaku.

Mehani tha se bllokimi i rrugëve me traktorë dhe mjete të tjera i ngjan metodave të përdorura në veri nga Milan Radoičić.

“Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht”, shkroi ai në Facebook.

Vetëvendosje pretendon se sulmi ndaj Mehanit është kryer nga Lushtaku, pretendim që ky i fundit e ka mohuar.