Humb jetën polici dhe bashkëshortja e tij në aksin Lezhë–Shkodër

Para 17 ditë

Në mëngjesin e 2 janarit 2026, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në zonën e Gocajt, ndodhi një aksident i rëndë mes dy automjeteve. Si pasojë humbën jetën Petrit Florini, efektiv i Policisë së Shtetit, dhe bashkëshortja e tij Elona Florini, mësuese, të dy nga Puka.

Në automjetin tjetër u plagosën një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur (6 dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për nxjerrjen e viktimave ndërhynë zjarrfikësit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.