Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dënuar gjuhën fyese dhe seksiste të deputetit Fatos Geci, duke theksuar se një sjellje e tillë është e papranueshme.
Ajo bëri të ditur se i ka tërhequr vërejtjen Gecit dhe nuk i ka lejuar replikën në Kuvend, ndërsa theksoi se nuk do të tolerojë që institucioni të kthehet në arenë përplasjesh. Haxhiu dënoi gjithashtu gjuhën seksiste ndaj nënkryetares Vlora Çitaku, duke kërkuar respekt dhe mbrojtje për gratë deputete.
Kujtojmë se Geci kishte bërë deklarata të rënda edhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.
