Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar atë si “rezultat historik”.
Ai deklaroi se numri i asamblistëve të Aleancës ka kaluar 100, ndërsa pret që ky numër të rritet pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës.
Haradinaj theksoi se AAK ka fituar pa balotazh në Deçan dhe pret fitore në raundin e parë edhe në Gjakovë, Suharekë dhe Klinë. Ai përmendi gjithashtu fitoren absolute në Rahovec dhe hyrjen në raundin e dytë në Junik.
Në mbledhjen e kryesisë së partisë është diskutuar edhe për procesin e krijimit të institucioneve qendrore, ku AAK pritet të marrë qëndrime politike.
