Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, këngëtari Gjesti është rikthyer në skenën muzikore me projektin e ri “Memories”. Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se kënga është shkruar mes emocionesh të forta dhe lotësh, duke theksuar se është munduar ta kursejë familjen nga mërzitja. Gjesti u shpreh se muzika ka qenë gjithmonë pranë tij si në gëzim ashtu edhe në dhimbje, ndërsa rikthimin në muzikë e sheh si një mënyrë për të gjetur sërish lumturinë pranë publikut.
