Gjenden eshtra në Podujevë, dyshohet se janë nga lista e të zhdukurve

Para 1 vit

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në fshatin Obranqë të Podujevës janë gjetur eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Sipas njoftimit, eshtrat e gjetur janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me qëllim të identifikimit të saktë.

Theksohet se gërmimet u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kanë ndarë në fund të janarit.