Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, duke konfirmuar nivelin e lartë të gatishmërisë dhe përgatitjes së pjesëtarëve të saj. Trajnimi zgjati tre javë intensive dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të kursantëve.
Ushtrimi final u zhvillua pa ndërprerje për 72 orë, gjatë të cilit pjesëmarrësit realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake dhe ekzekutuan me sukses misionin e caktuar. FSK vlerësoi se ky trajnim dëshmon profesionalizëm të lartë, vendosmëri dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e kapaciteteve operative.
