Fshati Repë i Podujevës në hall me shtyllat e dëmtuara elektrike

Para 2 muaj

Fshati Repë në komunën e Podujevës, po ka telashe me shtyllat elektrike.

Një banor i këtij fshati, në emisionin “Fol me Arin”, thotë se pavarësisht ankesave në KEDS, asgjë nuk është ndërmarrë për të rregulluar problemin, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, shtyllat elektrike janë dëmtuar tej mase, dhe të njëjtat përbëjnë rrezik për banorët e tjerë.