Fëmijët e Shkollës ‘Naim Frashëri’ mësojnë përmes lojës dhe natyrës në aktivitetin ‘Vjeshtë e Artë

Para 7 muaj

Përshkrimi i aktivitetit “Vjeshtë e artë”

Aktiviteti “Vjeshtë e artë”, i realizuar nga mësuesja Arbresha Beka, e cila njëkohësisht është doktor shkencash në edukimin e hershëm, u zhvillua me fëmijët parashkollorë të Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë. Gjatë aktivitetit, fëmijët morën pjesë në lojëra dhe argëtime të ndryshme me temën e vjeshtës, duke përjetuar gëzim, kreativitet dhe bashkëpunim. Përmes lojës dhe përvojave konkrete, atyre u ofrua jo vetëm njohuri, por edhe dashuri e përkushtim, duke nxjerrë në pah se fëmijët mësojnë dhe zhvillohen më mirë kur procesi mësimor ndërthuret me dashuri, mirëkuptim dhe përjetime pozitive. Këto përvoja u pasuruan edhe më tej përmes aktiviteteve të zhvilluara në natyrë, të cilat u dhanë fëmijëve mundësinë të mësojnë përmes eksplorimit dhe përjetimit të drejtpërdrejtë.

Të mësuarit në natyrë ka një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijëve. Kontakti me ambientin natyror i ndihmon ata të eksplorojnë, të vëzhgojnë dhe të mësojnë në mënyrë aktive përmes përvojave reale. Natyrat ofron mundësi të pafundme për zhvillimin e kureshtjes, kreativitetit dhe ndërgjegjësimit mjedisor. Përmes aktiviteteve jashtë klasës, fëmijët jo vetëm që mësojnë për botën që i rrethon, por edhe zhvillojnë aftësi sociale, emocionale dhe motorike, duke ndërtuar një lidhje të fortë me natyrën dhe me procesin e të nxënit vetë.