E dyshuara për spiunazh del para gjykatës

Para 10 muaj

Ka filluar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën, për spiunazh për BIA-n serbe, J. Gj.

Në gjykatë prezent janë edhe prokurori special, Bekim Kodraliu dhe avokati i të dyshuarës, Predrag Milkoviq, raporton KosovaPress.

E dyshuara u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës për dyshimin për spiunazh, dhe e njëjta u ndalua për 48 orë nga prokuroria.Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, u tha nga Prokuroria Speciale./kp/