Dy aksidente me motorë për pak minuta në Fushë-Kosovë

Para 1 muaj

Një aksident mes një veture dhe një motori u raportua të ketë ndodhur pak pas orës 16:00 në Fushë-Kosovë, afër shkollës “Mihal Grameno”.

Ndërkaq, lexues të Klankosova.tv kanë treguar se para pak minutash ka ndodhur edhe një aksident tjetër në po këtë aks, ku të përfshirë sërish kanë qenë një veturë dhe një automjet.

Raportohet se shoferi i motorit ka mbetur i shtrirë në rrugë.

Redaksia ka kontaktuar me Policinë për të marrë një përgjigje.