Dallgët fatale në Shëngjin, dy të rinj nga Kosova dyshohet se u mbytën

Para 21 ditë

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjin, ku katër shokë nga Kosova u futën në det dhe u përballën me dallgë të forta. Sipas raportimeve paraprake, dy prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për rrethanat e ngjarjes, ndërsa në zonë pritet ndërhyrja e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe policisë. Hetimet po vazhdojnë dhe më shumë detaje priten në orët në vijim.