Aktori i njohur Brad Pitt ka paraqitur një kërkesë gjyqësore kundër ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, duke kërkuar 35 milionë dollarë dëmshpërblim për shitjen e pjesës së saj në pronën e njohur franceze të verarisë “Château Miraval”, pa miratimin e tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, Pitt pretendon se Jolie ka shitur aksionet e saj në këtë biznes të përbashkët tek një kompani që ai e përshkruan si “armiqësisht e motivuar” ndaj tij. Aktori ka paraqitur si prova emaile dhe dokumente të komunikimit që, sipas tij, vërtetojnë se marrëveshja është bërë në kundërshtim me një pakt të mëparshëm mes çiftit.
“Château Miraval”, e vendosur në jug të Francës, ishte blerë nga çifti në vitin 2011 dhe ishte bërë një nga veraritë më të njohura në Evropë. Konflikti ligjor mes dy aktorëve lidhet pikërisht me këtë pronë luksoze, që sot vlen dhjetëra miliona dollarë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Angelina Jolie kanë mohuar akuzat, duke thënë se ajo kishte të drejtë të shiste pjesën e saj, pasi Pitt kishte bllokuar për vite me radhë negociatat për ndarjen e pronës.
Çifti i famshëm, i cili u nda në vitin 2016, vazhdon të jetë në qendër të mediave jo vetëm për karrierën, por edhe për betejat ligjore që duket se nuk kanë përfunduar ende.
