Të udhëhequr nga kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe Listës “Guxo” kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Homazhet u mbajtën në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit Historik të Kosovës.
