Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se përmes mashtrimit e kishte bindur një qytetar të investonte para në një projekt të pretenduar dhe më pas e kishte njoftuar se paratë kinse ishin humbur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
