Xhudisti kosovar Milot Gashi ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik U18 që po mbahet në Budva, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 66 kilogramë.
Gashi arriti deri te medalja pas pesë fitoreve radhazi, ndërsa në finale mposhti një garues moldav që konsiderohej favorit i kategorisë.
Lajmin e bëri të ditur trajneri Driton Kuka, i cili njoftoi gjithashtu se Ron Reshitaj dhe Jon Haxhiu ishin pranë medaljeve, por nuk arritën të sigurojnë podiumin.
Nga ekipi shqiptar u veçua edhe Krista Kovaçi, e cila fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
