Aksion kundër korrupsionit në Prishtinë, hetohen shtatë persona

Para 1 ditë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Inspektorati Policor i Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, po zhvillon dy aksione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Në fokus të hetimeve janë pesë zyrtarë dhe dy civilë, të dyshuar për korrupsion, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh pronësore. Sipas dyshimeve, ata kanë siguruar përfitime të kundërligjshme përmes ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të pronave dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Prokuroria tha se hetimet po vazhdojnë në koordinim me institucionet përkatëse.