Daljet e fundit të Millie Bobby Brown i kanë befasuar fansat, të cilët po pyesin se cfarë ka bërë ajo që duket ‘një dekadë më e vjetër’ se mosha e vet aktuale.Aktorja 21-vjeçare pothuajse nuk njihej kur parakaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri, “The Electric State” në Los Angeles.
Kjo erdhi pas paraqitjes së saj në SAG Awards në fillim të kësaj jave, që i shokoi përdoruesit e mediave sociale. Një prej tyre shkroi në X se do t`i duhej të kontrollonte edhe një herë nëse ylli i Stranger Things është vërtet 21 vjeçe dhe jo 40 siç duket.

