Shaqir Palushi nga Fondacioni Golden Eagle njofton se sot vizituan ish-ushtarin e UÇK-së, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë. Ai prej 17 vitesh dergjet i shtrirë në shtrat, i goditur nga një sëmundje e rëndë që ia mori të dyja këmbët.
“Plagët dhe dhimbjet e tij bien mbi ndërgjegjen tonë kolektive,” shkruan Palushi.
Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10.000 € për mjekimin e tij.
