Pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, një qytetar ka protestuar në heshtje para ndërtesës së parlamentit, duke tërhequr vëmendjen me një mesazh të qartë politik.
I veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), qytetari mbante një pankartë ku shkruhej:
“Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit e në vazhdim.”
Protesta e tij vjen në një moment tensioni politik në vend, pasi Gjykata Supreme së fundmi vendosi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kabineti i tij po qëndrojnë ilegalisht në pozitat qeveritare.
Kjo është seanca e parë që mbahet pas këtij vendimi, dhe për këtë arsye, protesta ka marrë një simbolikë të veçantë përballë zhvillimeve të fundit në skenën politike të Kosovës.
