Zyrtari i lartë gjerman vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë

Para 4 muaj

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, ka vizituar Kosovën, ku është takuar me ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Gjatë vizitës në Kampin Film City, ai vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave gjermane, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe u njoh nga afër me operacionet dhe sfidat e përditshme të tyre.