Zyrtari i lartë amerikan vlerëson FSK-në: mbështetje për rritjen e kapaciteteve

Para 5 ditë

Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën në Forca e Sigurisë së Kosovës, ku u prit nga komandanti Bashkim Jashari.

Gjatë takimeve u theksua bashkëpunimi i ngushtë me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe zhvillimi i kapaciteteve operacionale të FSK-së. Osborn vlerësoi progresin e arritur dhe rikonfirmoi mbështetjen amerikane për avancimin e mëtejmë të forcës dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të specializuara.