Zyrtari i lartë amerikan Brendan Hanrahan viziton Kosovën, takime me liderët politikë

Para 9 muaj

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, viziton sot Kosovën. Ai do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të partive parlamentare. LDK-në në takim do ta përfaqësojë nënkryetarja Hykmete Bajrami. Vizita e Hanrahan është pjesë e një turi diplomatik në Ballkanin Perëndimor, që përfshin edhe Bosnjën e Hercegovinën dhe Serbinë. Më herët, ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në SHBA. Hanrahan ka shprehur synimin për forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe rajonit.