Zyrtare: Jordan Henderson rikthehet në Premierligë, firmos me Brentfordin

Para 11 muaj

Mesfushori anglez Jordan Henderson është rikthyer në futbollin anglez pas dy vjetësh në elitën evropiane. Pas ndërprerjes së kontratës me klubin holandez Ajax, ish-kapiteni i Liverpoolit ka firmosur me Brentfordin, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Kontrata me klubin londinez do të jetë dyvjeçare, ndërsa Henderson pritet të marrë rolin e Christian Norgaard, i cili u transferua te Arsenali këtë verë.

Për 34-vjeçarin, kjo do të jetë skuadra e tretë në Premierligë, pas përvojave me Sunderlandin dhe Liverpoolin, ku ai bëri histori si kapiten dhe fitoi trofe madhorë si Premierliga dhe Liga e Kampionëve.

Gjatë qëndrimit të tij në Amsterdam, Henderson bëri 57 paraqitje, duke regjistruar 1 gol dhe 9 asistime, para se të zgjidhte të ndërpriste bashkëpunimin me Ajaxin për arsye personale dhe sportive.

Rikthimi i tij në Angli shihet si një hap i rëndësishëm për Brentfordin, i cili kërkon të forcojë mesfushën me përvojë dhe lidership në sezonin e ri të Premierligës.