Zvicra renditet e katërta në botë për fuqinë e pasaportës, Shqipëria ngjitet në vendin e 47-të, Kosova në të 65-in

Para 10 muaj

Sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2025, Zvicra renditet në vendin e katërt në botë, duke u ofruar qytetarëve të saj udhëtim pa vizë në 188 vende. Ky pozicion ndahet edhe me Gjermaninë, Italinë, Luksemburgun dhe Spanjën.

Në vendin e pestë renditet Austria me akses në 187 vende.

Sa i përket rajonit, Shqipëria është ngjitur në vendin e 47-të, me 122 destinacione pa vizë, ndërsa Kosova mban vendin e 65-të, me 81 vende pa vizë.

Ekspertët theksojnë se këto renditje pasqyrojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nivelin e lirisë së udhëtimit për qytetarët.

Henley Passport Index 2025