Sipas kompanisë së sigurimeve AXA, gjatë vitit të kaluar në Zvicër janë paguar mbi 11.5 milionë franga për dëme të shkaktuara nga aksidentet me kafshë të egra.
Rreziku më i madh është regjistruar në Fribourg, Jura, Thurgau dhe Schaffhausen, ku numri i incidenteve është dukshëm mbi mesataren kombëtare.
Autoritetet dhe ekspertët e sigurimeve u bëjnë thirrje shoferëve të jenë më të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në zonat pyjore, ku këto aksidente ndodhin më shpesh.
Lajmi është konfirmuar nga burime serioze si AXA, Blue News dhe portale të tjera zvicerane.
