ZPS e bëri prokuror rojën e burgut’, ‘Seancat e dështuara’ dhe ‘Rasti i Fitore Pacollit’

Para 9 muaj

Sot në emisionin ‘Kosova Today’ , do të trajtohen zhvillimet e fundit në vend, rajon e botë.

Fillimisht, rasti i Fitore Pacollit dhe seancat e dështuara të së shtunës, do të jenë temë diskutimi bashkë me Afërdita Maliqin, Azdren Shalën, Ardian Gaxherrin, Vullnet Krasniqin dhe Gent Gjinin.

Çështja e procesit të Hagës që u raportua ekskluzivisht nga gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, për rojën e burgut që u bë prokuror, është blloku i dytë bashkë me të ftuarit Hysni Gucati dhe Faton Mehmeti.

Në pjesën e tretë është rasti i sulmit dhe kërcënimit të Marko Gjuriq.

– Bedri Elezi

– Arientin Abdyli

– Misha Pumo

– Ardita Behluli

Edhe dhunimi i një 18-vjeçari për një shishe uji do të diskutohet sot në ‘Kosova Today’.

A po normalizohet dhuna si mënyrë komunikimi në shoqëri? Kjo temë trajtohet me të ftuarit: Atifete Syla, Linda Pano dhe Fehmije Gashi

Në bllokun e pestë, së bashku me të ftuarën Ledina Jakimi, flitet për krimin makabër në Fier, ku vajza dyshohet se vrau të atin me ndihmën e të dashurit 55 vjeç.

Si dhe për fund, ‘Homecoming Fight Night’ me Shpetim Shalën.