Gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së në New York, Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, lansoi iniciativën globale “Fostering the Future Together”, e cila synon fuqizimin e të rinjve përmes arsimit dhe teknologjisë.
Kosova ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen aktive ndaj kësaj platforme, e cila ofron mundësi për të rinjtë kosovarë në fusha si inteligjenca artificiale, inovacioni dhe përfshirja në programe ndërkombëtare.
Zotëri i Parë i Republikës së Kosovës ka ndarë foto nga pritja e organizuar nga Zonja Trump, duke vlerësuar iniciativën si një mundësi të rëndësishme për afrimin e rinisë kosovare me botën dhe teknologjitë e së ardhmes.
