Zjarrvënie e dyshuar në Lipjan, dëme rreth 230 mijë euro

Para 18 ditë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, dy vetura të parkuara në autosallonin “Lipjani” në magjistralen Prishtinë–Ferizaj janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit dhe Policia intervenuan me kohë, duke shmangur përhapjen e zjarrit; nuk ka të lënduar, por dëmet materiale vlerësohen rreth 230 mijë euro. Sipas Policisë, nga kamerat e sigurisë dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga një person i panjohur, ndërsa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe hetimet janë në vazhdim.