Zjarri përfshin barnatoren në Ferizaj, dyshohet për zjarrvënie

Para 1 muaj

Një barnatore është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Sipas policisë, zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin, ndërsa në vendngjarje janë vërejtur xhama të thyer dhe një sëpatë, duke ngritur dyshime për zjarrvënie.

Nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale konsiderohen të mëdha. Rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.