Zjarri në fabrikën e stiroporit në Prizren

Para 21 ditë

Një zjarr i madh ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë stiropori në fshatin Mushnikovë të Prizren. Sipas policisë, një punëtor është dërguar në Emergjencë për shkak të problemeve me frymëmarrjen nga tymi, por pa lëndime të dukshme. Dëmet materiale vlerësohen rreth 400 mijë euro, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një makineri për thithjen e pluhurit. Rasti është iniciuar si “incident zjarri”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.