Zjarr shkrin 7 lokale në Prizren, dyshohet burimi nga një dyqan riparimi televizorësh

Para 4 muaj

Mbrëmjen e së premtes, një zjarr i madh përfshiu 7 lokale pranë Stacionit të Autobusëve në Prizren. Dy nga lokalet ishin në përdorim, ndërsa pesë të tjera të pashfrytëzuara në momentin e incidentit. Sipas dëshmitarëve, zjarri dyshohet të ketë nisur nga një lokal që merrej me riparimin e televizorëve.

Njësitet e policisë dhe zjarrfikësve reaguan menjëherë, dhe flakët u kontrolluan rreth orës 3 të mëngjesit. Ende nuk ka të dhëna të sakta për dëmet materiale.