Zjarr në Prishtinë, çka ndodhi te “Muharrem Fejza

Para 6 muaj

Një rast i zjarrit është raportuar në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”.

Për incidentin detaje për Klankosova.tv ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.

“Në ora 05:27, është pranuar një informatë për zjarr në banesë në rrugën “Muharrem Fejza”. Menjëherë ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur mbeturina në vend të ashensorit dhe ishte liruar tym nga banesa. Për shkak të tymit ishte krjiuar panik te banorët”, deklaroi ai.

“Ekipet e kanë shkuar zjarrin dhe është bërë ventilimi i hapësirë. Nuk ka pasur zjarr në banesë, por zjarri ishte në mbeturina në vend të ashensorit”, theksoi Gashi.