Zjarr në një lokal në Prishtinë, dyshohet se flakët iu vunë qëllimshëm

Para 27 ditë

Një lokal në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë është kapluar nga zjarri të martën rreth orës 23:30.

Bazuar në njoftimin zyrtar, rasti është iniciuar si ‘zjarrvënie’, megjithatë nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar,

“Raportohet se në lokalin e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.