Zjarr në një fabrikë mobiljesh në Ferizaj, s’ka të lënduar

Para 7 muaj

Një zjarr ka përfshirë një pjesë të prodhimit të një fabrike mobiljesh dje në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pronari i fabrikës ka njoftuar për incidentin, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke arritur ta shuajnë zjarrin, transmeton Klankosova.tv.

Nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa  lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.