Zjarr i madh në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se një kamion është përfshirë nga flakët

Para 22 ditë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Qafës së Duhles. Dyshohet se një kamion është përfshirë tërësisht nga flakët, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me pritje të gjata.