Zjarr afër Aeroportit të Prishtinës, a rrezikohen avionët?

Para 9 muaj

Një zjarr i madh është parë në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se zjarri është afër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Shpend Maliqi nga Policia e Aeroportit “Adem Jashari” për Klankosova.tv konfirmoi se zjarri nuk paraqet ndonjë problem për fluturimet.

“Zjarri nuk është duke paraqitur ndonjë problem. Fluturimet po vazhdojnë në mënyrë krejt normale”,